Aktualitet

A duhen publikuar iformacionet e nxjerra nga hakerat? Lala: MEMEX mund të minojë shoqërinë

Ajo tha se të dhënat që mund të dalin nga ky sistem, mund të minojnë vendin.

19 Shtator 2022, 22:54 Nga F.M
A duhen publikuar iformacionet e nxjerra nga hakerat? Lala: MEMEX mund të
Studio e Open

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala tha se informacionet e klasifikuara duhet të publikohen nga gazetarët në rastin kur kemi të bëjmë me çështje që nuk cënojnë sigurinë kombëtare dhe verifikohen.

E ftuar në “Open”, Lala tha se ka raste të tjera që nuk duhen publikuar, si me sistemin MEMEX. Ajo tha se të dhënat që mund të dalin nga ky sistem, mund të minojnë vendin.

“Në Shqipëri po ndodh terrorizëm kibernetik, çështja është që unë si gazetare do publikoj çdo gjë që siguroj në rrugë private dhe do t’i shërbej publikut.Unë jam në pamundësi ta konfirmoj këtë e-mail në mënyrë të pavarur. Në kemi të drejtën të publikojmë çdo informacion, por me kusht që të jetë i konfirmuar. MEMEX është një sistem që mund të minojë shoqërinë shqiptare për mënyrën sesi ruhen të dhënat,”- tha Lala.

klodiana lala

Sondazh

Poll