Aktualitet

Anila Hoxha: Kush garanton që kampi nuk është në gjendje të bëjë sulm terrorist, ka prezencë të frikshme iraniane

Hoxha thotë se nga sulmi iranian ka mundur të shpëtojë vetëm një sistem, ai i KAMSI-t, që është truri i prokurorisë kriminale, pavarësisht se është tentuar të sulmohej. 

19 Shtator 2022, 22:38 Nga F.M
Anila Hoxha: Kush garanton që kampi nuk është në gjendje
Gazetarja Anila Hoxha

TIRANË- Gazetarja Anila Hoxha thotë se autoritetet duhet ta marrin shumë seriozisht situatën, pas publikimit të komunikimeve të ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano. E ftuar në  “Top Story”, Hoxha thotë se nga sulmi iranian ka mundur të shpëtojë vetëm një sistem, ai i KAMSI-t, që është truri i prokurorisë kriminale, pavarësisht se është tentuar të sulmohej. 

Ajo tha se informacionet që merr Irani nuk dalin befas, por pasi ka prezencë serioze dhe të frikshme iraniane në vend. Referuar strehimit të muxhahedinëve në vend, Hoxha tha se askush nuk e garanton nëse nga aty mund të kryehet ndonë sulm terrorist.

“Prokuroria është përballë fakteve. Në tërësinë e vet, akoma shteti mendon se “bëje zot ëndërr”. Çështja hetohet nga Bledar Malikaj. Ka pasur 1 mijë të dhëna, a është thjesht përgjim, apo më tepër sesa kaq. Duhet të merret seriozisht. Iranianët u zbuluan se njoftuan në Tëitter çdo të dhënë të marrë në e-albania. Shteti shqiptar me veprimet e veta hetimore, i kërkon Tëitter të bllokohet çdo gjë. Hakerat hapin llogarinë me R-u, por të çonte te grupi Iranian. Është e njëjta metodë. Vetëm një sistem për të dhënat kriminale ka shpëtuar, KAMSI, truri dhe zemra e prokurorisë kriminale për çdo gjë kriminale. Është tentuar por nuk është arritur. Është ngritur vitet e fundit me ndihmën amerikane. Po i kthehem sërish precedentit. Jemi mbushur me deklarata që nga 2013, anti-territori në gatishmëri. Kur raportonim për iranianët, media iraniane shkruanin me emër. Këto nuk janë info që merren befas, do të thotë se kanë prezencë serioze të frikshme. Nuk ishte rrufe në qiell të hapur, dihej qëndrimi i Shqipërisë. Sulm kibernetik është fjala e fundit e luftës virtuale. A mund të garantoje dikush që ky kampi këtu nuk është në gjendje të bëjë sulm terrorist”- tha gazetarja Anila Hoxha.

Çfarë ndodhi sot?

Dokumente sekretë nga Policia e Shtetit kanë ‘rrjedhur’ pas sulmit të kryer nga hakerat dhe kanë zbuluar disa atentate të planifikuara ndaj zyrtarë shqiptarë e të Kosovës.  Dokumentet kanë zbuluar se është tentuar vrasja e disa personave, mes tyre ish-kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Veç tyre ishte tentuar eliminimi i Ismet Haxhës dhe Xhavit Halitit, dy zyrtarë në Kosovë. Po ashtu janë siguruar informacione edhe për qarkullimin lirshëm të Talo Çelës në Tiranë. Ai ka ardhur dhe ka takuar Ervin Matën, një prej protagonistëve të vrasjes në ish-Bllok, ku mbeti i plagosur Ervis Martinaj dhe u vra miku i këtij të fundit, Fabjan Gaxha.

Shënim: Kur AKEP të bllokojë këtë link në mënyrë që të dhënat të mos shpërndahen në të gjithë botën, Dosja.al do të ndërpresë publikimin e çdo materiali të ‘rrjedhur’ nga databaza e sulmuar nga hakerat iranianë.

anila hoxha

Sondazh

Poll