Aktualitet

'Kunji i madh ia fut të voglit'/ Kulla e re në Tiranë, Dokle: 15-katëshi duket i humbur para tij

Pallati i ri po ndërtohet ngjitur me 15-katëshin në Tiranë e në pamje të parë duket sa dy herë ajo

20 Shtator 2022, 07:41 Nga A.B

'Kunji i madh ia fut të voglit'/ Kulla e re në Tiranë,

TIRANË- Politikani dhe ish-kreu i Kuvendit Namik Dokle ka ndarë një foto të kullës së re që po ndërtohet në kryeqytet. Ajo po ndërtohet ngjitur me 15-katëshin në Tiranë e në pamje të parë duket sa dy herë ajo. Kjo është vënë re dhe nga Dokle i cili me ironi ka ndarë një histori të një humoristi shkodran. Ai vijon më tej duke thënë se hoteli i ri që po ndërtohet është 'kunji' i madh që po ia fut të voglit.

POSTIMI:

HOTEL KUNJI...Kur u ndërtua 15-Kateshi në qendër të Tiranës, një humorist shkodran e quajti “Hotel Kunji “. Po tani që ai duket i humbur përpara të riut pranë tij? Me siguri, humori shkodran nuk dorëzohet as përpara këtij fenomeni. “Kunji i madh ia fut të voglit”- thonë.

namik dokle

Sondazh

Poll