Politike

Prokuroria merr gjurmët e gishtave të Valdrin Pjetrit, Rama: S’është kriminel… por fshehu dënimin

16 Gusht 2019, 08:21 Nga DOSJA
Prokuroria merr gjurmët e gishtave të Valdrin Pjetrit, Rama:

TIRANË- Pak ditë pasi Partia Demokratike publikoi dokumentet e dënimit të Valdrin Pjetrit për trafik droge në Itali, ashtu siç edhe u paralajmërua, Prokuroria e Përgjithshme, ka kërkuar të marrë gjurmët e gishtave të Pjetrit.

Prokuroria do të bëjë krahasimin e gjurmëve të gishtave të Pjetrit, me ato të sekuestruara nga drejtësia italiane. Shenjat e gishtave do të dërgohen tek zyrat e Interpol Tiranës, për t’u ballafaquar me ato të Interpol Romës. Burime nga PP, i thanë Dosja.al se Valdrin Pjetrit i është kërkuar që të japë gjurmët e gishtave.

Grupi hetimor i është drejtuar me kërkesë interpolit dhe Europolit në lidhje me precedentët penalë, ndalimet, arrestimet dhe dëbimin e Valdrin Pjetrit në shtetin italian në periudhën 2001-2002.

Ndërkohë që sërish kryeministri Edi Rama, ka komentuar çështjen ‘Pjetri’. Përmes disa reagimeve në Twitter, kryesocialisti është shprehur se Pjetri nuk është kriminel, por se fshehja e dënimit, është tradhti ndaj socialistëve dhe votuesve të tij. Rama thotë se PS e ka të pamundur bashkë me partitë e tjera që të bëjë verifikime për kandidatët, dhe se këtë gjë duhet që t’a bëjnë organet ligjzbatuese.

Tri ditë më parë, Partia Demokratike publikoi dokumentet ku sipas tyre vërtetohet se kryebashkiaku i Shkodrës ka qenë dënuar me 18 muaj burg në Itali për drogë. Pjetri nga ana tjetër, dha dje dorëheqjen dhe tha se do të fokusohet në zbardhjen e të vërtetës, duke mohuar dënimin. Rama pezulloi të gjitha funksionet e tij në Parti, ndërkohë që ende ka ngërç lidhur me datën e re të zgjedhjeve në Shkodër.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha nis hetimi i valdrin pjetrit valdrin pjetri edi rama lulzim basha nis hetimi i valdrin pjetrit valdrin pjetri

Sondazh

Poll