Politike

'Territorialja'/ Denaj: Opozita doli para nesh me deklaratë. Çupi: Dënoj daljen e Ballës, të dëgjojmë ekspertët

Dhurata Çupi deklaroi se dalja e Ballës para mediave me një vendim të prerë për reformën ishte e papranueshme. 

19 Shtator 2022, 11:33 Nga A.B
'Territorialja'/ Denaj: Opozita doli para nesh me deklaratë.
Anila Denaj dhe Dhurata Çupi

TIRANË- Komisioni për Reformën Territoriale u shoqërua ditën e sotme me debate. Kryetarja, Anila Denaj deklaroi se opozita doli në deklaratë para Taulant Ballës, duke folur me shifra. Mirëpo, bashkëkryetarja, Dhurata Çupi shtoi se dalja e Ballës para mediave me një vendim të prerë për reformën ishte e papranueshme. 

Anila Denaj: Koha për përgatitjen e raportit ka qënë e mjaftueshme. 

Dhurata Çupi: Në mes të punës së Komisionit, Balla dha vendimin e tij, ka pasur mendime të ndryshme nga anëtare se do ketë kosto, duket qartë vullneti i maxhorancës për t'i dhënë një reformë të gjithëpranuar. Kjo qeveri ka shpenzuar buxhetin e shtetit si asnjëherë më parë. Mazhoranca t'i qëndrojë kalendarit. Të gjendet gjuha e përbashkët, të dëgjojmë ekspertët, e t'i japim shqiptarëve atë që ata duan. 

Anila Denaj: Pa dashur të futem në debate politike, duhet sqaruar se dalja me raport përfundimtar nga pjesa jonë është e ndryshme nga qasja që opozita me propozimet para se Balla të fliste, kishte dalë me shifra. Shifrat në tavolinë nuk i hodhëm ne. 

komisioni i territoriales dhurata cupi anila denaj

Sondazh

Poll