Politike

Takimi me Yuri Kim për financimet ruse, Balla: Çështje alarmante, Shqipëria u mor si rast konkret

Balla u shpreh se kërcënimi që vjen nga Rusia duhet adresuar dhe duhen marrë masa për të ndërhyrë në kuadrin ligjor.

19 Shtator 2022, 11:00 Nga A.B
Takimi me Yuri Kim për financimet ruse, Balla: Çështje
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se lobingu rus në vendin tonë është një çështje alarmante. Pas mbledhjes së grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Balla u shpreh se kërcënimi që vjen nga Rusia duhet adresuar dhe duhen marrë masa për të ndërhyrë në kuadrin ligjor. Balla shtoi se dhe në takimin me ambasadoren Yuri Kim, theksoi se raporti që doli në media ishte një zile alarmi për atë që po ndodh në vend

'Janë përpjekje e Rusisë për të dëmtuar vendet jo miqësore nga ata. Ky kërcënim qe vjen nga Rusia duhet adresuar në gjithë këto vite në emër të këtij grupi kam kërkuar marrjen e masave ndërhyrjet ligjore në kuadrin ligjor që ka të bëjë qoftë me ligjin qoftë me kodin zgjedhor. Duhet të biem të gjithë dakord që duhet më shumë transparencë që lidhet me çështjet e financimeve politike. Rasti është alarm, një zile alarmi që po t’i referohemi rastit që në të gjitha vendet jo vetëm kanë ndodhur por që Shqipëria u mor si rast konkret, shuma, partia politike e financuar'- u shpreh Balla.

taulant balla yuri kim

Sondazh

Poll