Politike

Përplasja PS-PD për ndarjen administrative, Balla: Alibeaj mos të ndihet i provokuar, 61 bashki zgjidhja më e mirë

Balla u shpreh ditën e sotme se ekspertët sygjeruan se zgjedhja më e mirë territoriale është që Bashkitë të jenë 61 dhe Qaqet 12.

19 Shtator 2022, 11:00 Nga DOSJA
Përplasja PS-PD për ndarjen administrative, Balla: Alibeaj mos të
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi ditën e sotme se zgjidhja më e mirë për ndarje territoriale është 61 Bashki dhe 12 Qarqe. Kjo deklaratë u tha sërish nga Balla, pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së. Balla u shpreh se Alibeaj, të cilin e quan si kundërshtar politik, nuk duhet të ndihet aspak i provokuar nga zgjedhja që PS ka për ndarjen territoriale. 

'PS do t'i fitojë zgjedhjet vendore të 2023-it. Kemi dëshmuar se jemi parti forcë ndryshimi. Jemi rikthyer të qeverisim pas shumë vitesh. Në bashkinë Kamëz, pyesni aty dhe do ju konfirmojnë se në 3 vite është bërë punë që nuk ishte bërë prej 30 vitesh. Do ju thonë se nëse duhet punë duhet në krye dikush nga PS. Ne në PS kemi marrë një informacion nga grupi ynë i ekspertëve, pasi morëm në konsideratë rekomandimet e propozimet, na kanë sygjeruar që mes propozimeve ka propozime për zvogëlim dhe rritje numri. Konkluzioni i ekspertëve është se ne do ti qëndrojmë ndarjes administrative, ekspertët na sygjerojnë që në dobi të qytetarëve, të një pune më të mirë , na duhen 61 bashki dhe 12 qarqe, është ndarja më e mirë administrative për vendin. Alibeaj mos të ndihet më i provokuar, se në demokraci vendimi i kundërshtarit është vendimi i kundërshtarit.'- tha Balla.  

taulant balla

Sondazh

Poll