Aktualitet

“S’e di që jam dënuar 20 vite për vrasje”, flet Sadetin Erkoçeviq, anëtar i Bajrave

16 Gusht 2019, 12:16 Nga DOSJA
“S’e di që jam dënuar 20 vite për vrasje”, flet

SHKODËR– Sadetin Erkoçeviq, 28-vjeçari që u arrestua dy ditë më parë në Tiranë ka dalë sot para trupit gjykues ku është njohur edhe me masën “arrest me burg”. I pyetur nga trupi gjykues, shkodrani, i njohur edhe si anëtar i Bajrave është shprehur se nuk kishte dijeni se ishte dënuar me 20 vite burg për vrasje.

“Nuk dua të flas tani, do flas në një moment të dytë. Nuk e di që jam dënuar me 20 vite burg për vrasje,”– anëtari igrupit të rrezikshëm kriminal, që njihet edhe për shoqërinë e tij me Eljo Haton, të përfshirin në vrasjen e ish-Bllokut një vitë më parë.

28-vjeçari i lindur në Shkodër u arrestua dy ditë më parë nga policia pasi dyshohej se do të kryente një krim në Tiranë. Në momentin e arrestimit Erkoçeviqit iu sekuestrua një pistoletë që mbantë në çantë, me një plumb në fole.

Sadetini rezultonte i shpallur në kërkim për vrasjen e Indrit Yllit të kryer në vitin 2014.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet eljo hato flet sadetin erkoceviq sadetin erkoceviq eljo hato flet sadetin erkoceviq sadetin erkoceviq

Sondazh

Poll