Aktualitet

Arrestohet i rrezikshmi nga Shkodra që vrau në 2014-n për balerinën/ Lidhja me Bajrat dhe Eljo Haton (Emri+Video)

Erkoçeviq u arrestua në kryeqytet në rrugën “Bilal Xhaferi” pas një informacioni të marrë nga policia rreth orës 20:50 se në këtë po qarkullonte një person me armë zjarri. Në momentin që policia ka mbërritur në këtë zonë, ka konstatuar se 29-vjeçari ishte i kërkuari nga Shkodra.
Përditësuar:

TIRANË– I rrezikshmi Sadetin Erkoçeviq ka rënë në prangat e policisë së Tiranës. Dosja.al mëson se 28-vjeçari, i lindur në Shkodër, dyshohet se do të kryente një krim në Tiranë, ngjarje e cila është parandaluar me arrestimin e tij.

Erkoçeviq u arrestua në kryeqytet në rrugën “Bilal Xhaferi”pas një informacioni të marrë nga policia rreth orës 20:50 se në këtë po qarkullonte një person me armë zjarri. Në momentin që policia ka mbërritur në këtë zonë, ka konstatuar se 29-vjeçari ishte i kërkuari nga Shkodra.

Dosja.al mëson se 28-vjeçari njihet edhe pjesë e grupit Bajri. ai rezultonte i shpallur në kërkim për vrasjen e Indrit Yllit të kryer në vitin 2014, por edhe si pjesë e grupit kriminal të rrezikshëm.

Madje dyshohet se Erkoçeviç lëvizte me armë zjarri pasi mund të ishte paguar për të kryer ndonjë vrasje. 

Në çantën e tij të dorës iu gjet edhe një armë zjarri pistolete e tipit Bereta, me 14 fishekë dhe një fishek në fole gati për qitje.

Sadetin Erkoçeviq rezulton I dënuar me 20 vite burg për vrasje. Më datë 10.05.2014, në një lolal  me muzikë live, 28-vjeçari ka vrarë me armë zjarri shtetasin I.Y. dhe ka plagosur një tjeter.

Njoftim i policisë Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Parandalimi”

Falë bashkëpunimit me qytetarët, parandalohet një vrasje dhe vihet në pranga një person shumë i kërkuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Në zbatim të planit tëmasave për kapjen e personave në kërkim, evidentimin dhe kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në Tiranë, falë marrjes së informacionit nga qytetarët dhe bashkëpunimit mes strukturave të DVP Tiranë e DVP Shkodër, është bërë i mundur parandalimi i një vrasjeje. Një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar për vrasje dyshohejse do të kryente një krim të rëndë në Tiranë.

Mbrëmë rreth orës 20:50 është marrë njoftimi nga ana e shërbimeve të Seksionit të Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë së në rrugën “Bilal Xhaferi”, ndodhej një person i cili bënte lëvizje të dyshimta dhe dyshohej se kishte armë zjarri me vete.

Policia ka organizuar punën duke bërë lokalizimin e menjëhershëm të personit të dyshuar.

Shërbimet e Policisë kanë mbajtur nën kontroll personin duke bërë të mundur që me metoda të shpejta proaktive në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe Shkodër të identifikonin personin e dyshuar, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Shërbimet policore kanë ndërhyrë menjëherë duke e neutralizuar dhe shoqëruar në komisariatin e Policisë Nr. 2, shtetasin Sadetin Erkoçeviq, 28 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër.

Këtij shtetasi në momentin e kontrollit i është gjetur në çantën e dorës një armë zjarri pistolete e tipit Bereta, me 14 fishekë dhe një fishek në fole gati për qitje.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendim të formës së prerë në datën 15.02.2018, e ka dënuar me 20 vjet burg për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve e municioneve luftarake”.

Më datë 10.05.2014, në një lolal  me muzikë live, autori Sadetin Erkoçeviq ka vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin I.Y. dhe ka plagosur një tjeter.

Ky është rasti më i mirë për të falënderuar edhe njëherë qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin që ata po krijojnë çdo ditë e më shumë. Kjo dëshmohet nga rritja e telefonatave në numrin unik 112 dhe e denoncimeve në Komisariatin Dixhital për paligjshmëri në të gjitha fushat.

Vetëm gjatë muajit korrik dhe gjysmën e parë të muajit gusht falë bashkëpunimit me qytetarët janë kapur 38 persona që qarkullojnë me armë zjarri, si dhe janë sekuestruar mbi 60 armë zjarri të kalibrave të ndryshëm dhe municoin luftarak.

Nga 275 operacione të koduara të zhvilluara nga strukturat e Policisë së Shtetit gjatë këtij 8 mujori, 123 prej tyre janë si rezultat i bashkëpunimit me komunitetin.

Policia e Shtetit fton edhe njëherë aleatin e saj më të çmuar, qytetarët që të bashkëpunojnë akoma më shumë me Policinë, të mbështesin Policinë, të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin pa pagesë 112, në Komisariatin Dixhital, duke garantuar anonimatin dhe një reagim të shpejtë e të paanshëm!

(f.m/dosja.al)

  • 15:32

    Kërkohej si anëtar i Bajrave, lidhjet e Satedin Erkoçeviqit me grupin kriminal në Shkodër

    Kanë dalë detaje të reja në lidhje me jetën e të arrestuarit ditën e sotme, Satedin Erkoçeviç.

    Dosja.al mëson se 28-vjeçari njihet edhe pjesë e grupit Bajri. ai rezultonte i shpallur në kërkim për vrasjen e Indrit Yllit të kryer në vitin 2014, por edhe si pjesë e grupit kriminal të rrezikshëm.

    Madje dyshohet se Erkoçeviç lëvizte me armë zjarri pasi mund të ishte paguar për të kryer ndonjë vrasje. Pistoleta që iu sekuestrua 29-vjeçarit në momentin e arrestimit kishte një plumb në fole.

  • 14:05

    Vrau për balerinën, kush është Sadetin Erkoçeviq që tronditi Shkodrën në 2014-n, mik me Eljo Haton

    Si ndodhi vrasja në vitin 2014 dhe miqësia e Erkoçeviq me Eljo Haton

    Mbrëmja e 11 majit në vitin 2014 do të kthehej në një natë që do të mbahej mend për tragjedinë e ndodhur brenda lokalit “Eingma” pas ekzekutimit të Indrit Yllit dhe plagosjes së Jetmir Beqirit.

    Në lokalin “Enigma”, në fshatin Zus, në Shkodër, ndodhej Indrit Ylli, i shoqëruar nga dy kushërinjtë e tij Ervin Ylli e Jetmir Beqirin dhe dy shokë të tjerë, Fabian Hoxha dhe Altin Haxhi.

    Rreth orës 24.00, në mesnatë, i ndjeri Indrit Ylli është ngritur të kërcejë me Jetmirin dhe Fabianin. Ylli u afrua në tavolinën ku ishte Elion (Esmeraldo) Hato, së bashku me shokët e tij dhe ka marrë një balerinë nga tavolina e tyre për të kërcyer me ta. Pikërisht në këtë mment ka nsiur një sherr mes të ndjerit Indrit Ylli dhe të arrestuarit të sotëm Sadetin Erkoçeviq (Lisi), i njohur me emrin “Timi”.

    Erkoçeviq dhe Hato kanë nxjerrë armët duke qëlluar mbi Yllin, i cili mbeti i vdekur në vend. Ndërsa Jetmir Beqiri mbeti i plagosur.

    Eljon (Esmeraldo) Hato është gjithashtu një emër mjaft i njohur për policinë e shtetit. Ai u përfshi një vit më parë në vrasjen e ndodhur në lokalin “Monopol” në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.

    I njohur ndryshe edhe si shoku i Ervis Martinaj, i riu u arrestua për vrasjen në Bllok, por u lirua për shkak të gjendjes shëndetësore.

    Ai u plagos rëndë mbrëmjen e 4 tetorit dhe një nga plumbat e ka prekur në shtyllën kurrizore, duke e bërë të paaftë për të qëndruar në qeli.

    Hato akuzohet gjithashtu për vrasje të 2 ose më shumë personave e mbetur në tentative, armëmbajtje pa leje dhe plagosje.

Shto Koment