Sport

Cannavaro drejt Italisë, klubi i tij i ardhshëm mund të jetë në Serie B

Humbja e Benevento-s në fushën e Brescias rrezikon stolin e Fabio Caserta-s. Ekipi italian ka pësuar humbjen e dytë, si dhe të tretën e sezonit, duke zbritur në vendin e 13-të tashmë me minus tetë pikë nga zona që vlen promovimin.

19 Shtator 2022, 13:33 Nga DOSJA

Cannavaro drejt Italisë, klubi i tij i ardhshëm mund të jetë

ITALI- Humbja e Benevento-s në fushën e Brescias rrezikon stolin e Fabio Caserta-s. Ekipi italian ka pësuar humbjen e dytë, si dhe të tretën e sezonit, duke zbritur në vendin e 13-të tashmë me minus tetë pikë nga zona që vlen promovimin. Një start i dobët i skuadrës që ndodhet në Serie B dhe  siç raporton ‘Corriere dello Sport’ mund t’i shtyjë drejtuesit të marrin një emër të famshëm në stol.

Favoriti i madh për të marrë drejtimin e skuadrës është Fabio Cannavaro. Ish-fituesi i ‘Topit të Artë’ aktualisht është pa skuadër pasi mbylli eksperiencën kineze me Guangzhou.

Javët e fundit, profile të tjera ishin shqyrtuar, duke përfshirë ato të De Rossi, Semplici dhe D'Angelo, kandidaturat e të cilëve, megjithatë, tani janë lënë mënjanë. Drejtuesit e Beneventos janë të vendosur të vendosin bast për ish-mbrojtësin. Një ndryshim në drejtim për të rregulluar një pjesë të parë mjaft të komplikuar të sezonit.

E.Ç (Dosja.al)

cannavaro serie b benevento

Sondazh

Poll

Sport 19 Shtator 2022, 12:52

"Alarm i kuq" te Kombëtarja…

DURRES - Nuk kanë të sosur problemet për trajnerin Edoardo Reja në këtë grumbullim, prag dy ndeshjeve të fundit të Nat...