Sport

Olympiacos nuk pret, por shkarkon trajnerin, vetëm pas një muaj e gjysmë!?…

Skuadra greke largon spanjolin Carlos Corberan. Aktivizimi i Marcelos, James Rodriguezit dhe Cedric Bakambut, nuk mjaftuan që skuadra nga Pireu t’i shpëtonte humbjes

19 Shtator 2022, 11:48 Nga DOSJA

Olympiacos nuk pret, por shkarkon trajnerin, vetëm pas një muaj e

GREQI - Carlos Corberán nuk është më trajner i Olympiacos, që nga mbrëmja e së dielës. Trajneri nga Valencia mbërriti te skuadra greke më 1 gusht, por vetëm një muaj e gjysmë më vonë dhe pavarësisht se kishte nënshkruar një kontratë dyvjeçare, Olimpiacos vendosi të heqë dorë nga shërbimet e tij.

Vendimi u mor, pasi skuadra nga Pireu pësoi një humbje 2-1 ndaj Aris Selanikut, në një ndeshje ku debutoi kolumbiani James Rodríguez, një nga përforcimet e fundit të  Olympiacos së bashku me Marcelo dhe Cedric Bakambu.

Në këtë muaj e gjysmë, bilanci i Carlos Corberán në krye të Olympiacos ishte katër fitore, katër barazime dhe tre humbje. Ai e filloi karrierën e tij duke u kualifikuar në Europa League, duke mposhtur Slovan Bratislavën, ndërkohë që humbjet nuk erdhën në shtator. Në fakt, të tria janë pësuar në katër ndeshjet e fundit. Corberán, 39 vjeç, është sërish i lirë pas vendimit të Olympiacos.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll