Sport

“Nuk ka më tolerim”! Ultrasit e Interit të ashpër me deklaratën, paralajmërojnë lojtarët

Humbja në Udine, e treta në 7 ndeshjet e para të kampionatit, hapi zyrtarisht minikrizën për Interin, që në këtë fillim sezoni e ka gjetur veten të brishtë (11 gola të pësuar) dhe tashmë është shtatë pikë prapa Napolit.

19 Shtator 2022, 13:22 Nga DOSJA

“Nuk ka më tolerim”! Ultrasit e Interit të ashpër me

ITALI- Humbja në Udine, e treta në 7 ndeshjet e para të kampionatit, hapi zyrtarisht minikrizën për Interin, që në këtë fillim sezoni e ka gjetur veten të brishtë (11 gola të pësuar) dhe tashmë është shtatë pikë prapa Napolit.

Para së gjithash Simone Inzaghi përfundoi në bankën e të akuzuarve, i kritikuar për zëvendësimet, por ultrasit e Interit mbrojtën trajnerin dhe me një deklaratë për shtyp që u shfaq në mëngjes i kujton të gjithë lojtarëve që të të marrin përgjegjësitë: “Realiteti është shumë më kompleks se një largim i nxituar i Inzaghit”

KOMUNIKATA

“TOLERANCA KA MBARUAR;

- trajneri sigurisht që ka bërë gabime POR ...;

- NUK KA ALIBI PËR LOJTARËT, zhyten në këto situata duke vënë egon e tyre përpara grupit. DHE PËR NE KJO NUK ËSHTË MIRË. Me kthimin nga ekipet kombëtare, çdo gjë duhet të ndryshojë…

Secili duhet të përballet me përgjegjësitë e veta.

Ne luftojmë së bashku, dhe ia dalim SË BASHKU.”

E.Ç (Dosja.al)

inter ultrasit

Sondazh

Poll

Sport 19 Shtator 2022, 12:52

"Alarm i kuq" te Kombëtarja…

DURRES - Nuk kanë të sosur problemet për trajnerin Edoardo Reja në këtë grumbullim, prag dy ndeshjeve të fundit të Nat...