Sport

Inter, Inzghi merr besimin e presidencës, por ka nevojë për një lidership si Lukaku

Mesazh i qartë drejtuar ekipit, tifozëve dhe kritikëve: Inzaghi nuk rrezikon stolin. Pas humbjes ndaj Udineses, presidenca dhe drejtuesit e Interit e përjashtojnë me forcë dhe bindje mundësinë e një ndryshimi në pankinë.

19 Shtator 2022, 12:52 Nga DOSJA

Inter, Inzghi merr besimin e presidencës, por ka nevojë për

ITALI- Mesazh i qartë drejtuar ekipit, tifozëve dhe kritikëve: Inzaghi nuk rrezikon stolin. Pas humbjes ndaj Udineses, presidenca dhe drejtuesit e Interit e përjashtojnë me forcë dhe bindje mundësinë e një ndryshimi në pankinë. Zhang dhe Marotta vazhdojnë të kenë besim te trajneri, pa i shpërfillur përgjegjësitë e tij. Pas pushimit, do të ketë një muaj e gjysmë para Botërorit dhe kjo është një mënyrë e mirë për të rifilluar rrugëtimin në kampionat dhe për të bërë më të mirën në Champions League.

Një besim që nuk bazohet në arsye të parëndësishme ekonomike. Presidenti është i bindur se trajneri që ka zgjedhur për postin e Conte - të cilit i rinovoi dhe zgjati kontratën vetëm dy muaj më parë - ka aftësinë për të rikuperuar dhe ringjallur ekipin. Përveç kësaj, ai është i sigurt se i ka vënë në dispozicion një skuadër që përputhet me objektivat e vendosura.

Sidoqoftë, marrëdhënia midis trajnerit dhe ekipit duhet të përmirësohet. Duhet të mbushen bateritë, të përmirësohet gjendja fizike, të ngrihet morali dhe të rigrupohet grupi.  Inzaghi do të mbështetet në zgjedhjet e tij, për aq kohë sa ato të jenë logjike, nëse jo përfundimtare. Në dhomat e zhveshjes Inter ka nevojë për qartësi dhe ndjenjë përgjegjësie. Rikthimi i Lukakut mund të jetë vendimtar, por belgut duhet t'i bashkohen ata që kanë munguar deri më tani: Barella, Skriniar dhe Brozovic. Lidershipi karizmatik është i nevojshëm.

E.Ç (Dosja.al)

inzaghi inter

Sondazh

Poll