Sport

Armando Broja impresionon trajnerin e ri Potter, projektohet titullar te Chelsea…

Sipas mediave britanike, sulmuesi shqiptar mund të zërë një vend në 11-shen e radhës së skuadrës së Potterit pas pushimit të Nations League

19 Shtator 2022, 12:55 Nga DOSJA

Armando Broja impresionon trajnerin e ri Potter, projektohet titullar te

ANGLI - Sulmuesi i Kombëtares shqiptare Armando Broja ka lënë përshtypje shumë të mirë në stërvitje nën drejtimin e trajnerit të ri të Chelseas, Graham Potter dhe mund të marrë shpejt një rol të rregullt si titullar, siç raportojnë edhe mediat britanike pranë skuadrës londineze.

Sulmuesi shqiptar mund të zërë një vend në 11-shen e radhës së skuadrës së Potterit pas pushimit të Nations League, pasi ka luajtur në shtatë ndeshje si zëvendësues këtë sezon, duke përfshirë gjashtë nën drejtimin e trajnerit Thomas Tuchel përpara se të shkarkohej.

21-vjeçari shqiptar mund të zërë vendin e titullarit, kjo pasi Pierre-Emerick Aubameyang, i cili u afrua këtë verë te Chelsea, mund të humbasë rolin e tij te “blutë” e Londrës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 19 Shtator 2022, 12:52

"Alarm i kuq" te Kombëtarja…

DURRES - Nuk kanë të sosur problemet për trajnerin Edoardo Reja në këtë grumbullim, prag dy ndeshjeve të fundit të Nat...