Sport

Brendan Rodgers ka nisur të numërojë orët, në krye të pankinës së Leicesterit…

'Dhelprat' po mendojnë për shkarkimin e trajnerit të tyre aktual dhe Thomas Frank, nga Brentford, do të ishte kandidati kryesor për të zënë vendin e tij.

19 Shtator 2022, 12:22 Nga DOSJA

Brendan Rodgers ka nisur të numërojë orët, në krye

ANGLI - Brendan Rodgers mund t'i numërojë orët e tij te Leicester. 'Dhelprat' nuk e kanë nisur aspak mirë sezonin dhe 6-2 e pësuar ndaj Tottenhamit në fundjavë, ka vënë në lëvizje makinerinë për një ndryshim të trajnert në stadiumi ‘King Power’.

Sipas ‘The Sun’, zyrat e Leicester tashmë po punojnë për mundësinë e shkarkimit të Brendan Rodgers dhe kalimin e një pengese që ata po përpiqen ta zgjidhin. Trajneri aktual mbërriti në Leicester në fillim të vitit 2019, ai ka një kontratë deri në qershor 2025 dhe nëse ‘dhelprat’ duan të prishin marrëveshjen në mënyrë të njëanshme, shuma që ata duhet të paguajnë do të ishte rreth 11 milionë euro.

Kështu si ka arritur situata, Leicester tani ka në mendje një kandidat për të pasuar Rodgers. Ai do të ishte Thomas Frank, trajneri aktual i Brentford. Nëse është kështu, situata do të ishte e njëjtë me atë që ndodhi te Chelsea pas shkarkimit të Thomas Tuchel dhe ardhjes së Graham Potter, i cili ishte në krye të Brighton.

Pas shtatë ndeshjeve të luajtura, Leicester ka arritur në fund të Ligës Premier, duke grumbulluar vetëm 1 pikë nga 21 të mundshme. Ishte një barazim pikërisht kundër Brentfordit të Thomas Frank, në javën e parë dhe që atëherë ata kanë humbur radhazi kundër Arsenalit, Southampton, Chelsea, Manchester United, Brighton dhe Tottenham.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll