Sport

"Alarm i kuq" te Kombëtarja…

Pas Gjimshitit, Kumbullës dhe Dermakut, në dyshim edhe Çekiçi me Uzunin

19 Shtator 2022, 12:52 Nga DOSJA

"Alarm i kuq" te Kombëtarja…

DURRES - Nuk kanë të sosur problemet për trajnerin Edoardo Reja në këtë grumbullim, prag dy ndeshjeve të fundit të Nations League ndaj Izraelit dhe Islandës. Pas dëmtimeve të rëndësishme në mbrojtje si Gjimshiti, Kumbulla apo Dermaku, në dyshim për ndeshjen e Tel Avivit më 24 shtator tashmë janë shtuar edhe Çekiçi, i cili pritet të vijë në Shqipëri për t'u vlerësuar gjendja e tij nga stafi mjekësor i Kombëtares dhe Myrto Uzuni, gjithashtu me probleme në tendina.

"Alarm i kuq" te Kombëtarja…

Të dy këta lojtarë protagonistë me klubet e tyre pak ditë më parë me golat e shënuar, respektivisht në kampionatin turk dhe atë spanjol, por me sa duket, nuk do të jenë, për të mos thënë se do të mungojnë, në krah të shokëve të ekipit kombëtar për këtë sprint final të këtij aktiviteti, ku përballja me Izraelin ndan përfundimisht fatin e ekipit tonë për të marrë kreun e grupit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll