Aktualitet

Aksident në Durrës, 20-vjeçarja humb kontrollin e mjetit! Transportohet në spital

Sipas Policisë, drejtuesja e mjetit, 20-vjeçarja e identifikuar me inicialet M. T., ka humbur kontrollin e makinës dhe për pasojë  është përplasur me trafikndarësen.

19 Shtator 2022, 12:01 Nga k.m.
Aksident në Durrës, 20-vjeçarja humb kontrollin e mjetit!
Foto ilustruese

DURRËS- Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor ‘Maminas-Sukth’. Sipas Policisë, drejtuesja e mjetit, 20-vjeçarja e identifikuar me inicialet M. T., ka humbur kontrollin e makinës dhe për pasojë  është përplasur me trafikndarësen. Deri më tani mësohet se e reja ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 10:45, në aksin rrugor “Maminas-Sukth”, shtetasja M. T., 20 vjeçe ka humbur kontrollin mbi automjetin tip “Ford” që drejtonte dhe për pasojë automjeti është përplasur me trafikndarësen. 20-vjeçarja ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

durres

Sondazh

Poll