Aktualitet

VD- “Përmbytën” Europën me kokainë, takoheshin shqiptarët me 'Tyson', UDHËZIMI për 'chiquita'

Mafia vepron në Peru dhe planifikon sesi të kalojë tonelata kokainë në Europë. "Dirandro-t" i kishin identifikuar por nuk ende nuk mund të vepronin.

19 Shtator 2022, 10:18 Nga k.m.
VD- “Përmbytën” Europën me kokainë, takoheshin
Pamje nga aksioni anti-drogë në Peru

LIMA- Dy europianë, dy organizata ndërkombëtare të drogës po funksionojnë në vendin tonë. Kanë ‘punëtorë’ shqiptarë, italinë, turq dhe gjermanë. Mafia vepron në Peru dhe planifikon sesi të kalojë tonelata kokainë në Europë. "Dirandro-t" i kishin identifikuar por nuk ende nuk mund të vepronin. Megjithatë i ndiqnin në çdo moment.

“Hidhe një vajzë të vogël, një panoramike për të parë rrugën,”-kështu e udhëzon bossi vendas i drogës shqiptarin që ka takuar në një kafe, duke u munduar të mos binte në sy tek Policia vendase. Por në fakt po flet me një nga kokat e mafias shqiptare në Peru.

Kamerat e Policisë peruane hynë në një rezidencë në Casuarinas, ku luksi ishte kryefjalë. Lulishte, pishinë, xhakuzi dhe…një palestër personale. Policia peruane ka mundur ta kapë pikërisht Kadri Gjokën, një shqiptar i cili i përket kartelit famëkeq “Cártel de Los Balcanes”. Arrestimi i tij ndodhi pikërisht në godinën luksoze në Surquillo. Madje në pamjet e arrestimit qëndron në këmbë, teksa policët i hapin para syve qeset me kokainë. Aty pranë, në Miraflores, agjentët e "Dirandro" ndërhynë duke arrestuar Pasquale Bifulcon, italiani i cili është pjesë e mafies së rrezikshme “Ndrangheta”, e famshme për kontrollin e 80% të trafikut të kokainës në Europë. Por Pasquale Bifulco është tashmë i vjetër në Peru.

Madje diçka kishte nuhatur nga operacioni, pasi nga regjistrimet e kapur, Pasquale takohet në mes të rrugës me Kadri Gjokën që i thotë: Shiko, urdhër arresti është prerë tashmë. E kanë fjalën për veten? Apo është ndonjë kod që përdorin për të nisur dërgesat e kokainës?

Po ashtu, shqiptarët e tjerë janë filmuar edhe në një supermarket, që në pamje të parë duket sikur po bëjnë pazare, por në fakt po i japin instruksionet njëri-tjetrit. Në shtëpinë e tyre, kokainën e kishin siguruar mirë, të paktën ashtu mendonin. E kishin futur në tavan, tek kanali i ajrimit.

Por grupi i tyre u shkatërrua plotësisht. Në këtë operacion u kap një nga krerët e Ndraghetas, Pasquale Bifulco dhe shqiptari i lindur në Rreshen, Kadri Gjoci, 28 vjeç. Ndërsa shqiptari Robert Suloti është i shpallur në kërkim për kokainën, gjithashtu shqiptari tjetër i shpallur në kërkim është identifikuar si Mamo Espitare. Të gjithë janë ‘pre’ e operacionit “Poseidon”, në kuadër të të cilit, në fillim të shtatorit në Hamburg u kapën 2.3 ton kokainë që vinte nga Peruja. Por Gjermania nuk ishte tregu i vetëm. Kokaina dhe shumë dërgesa të tjera do të shpërndaheshin kudo nëpër Europë.

operacioni poseidon peru cártel de los balcanes kadri gjoka pasquale bifulco robert suloti mamo espitare

Sondazh

Poll