Aktualitet

Kallëzimi kundër Mziut, Rakip Suli paraqitet sot në SPAK

Suli do të japë sqarime për kallëzimin ndaj paraardhësit e tij Xhelal Mziu.

19 Shtator 2022, 10:03 Nga A.B
Kallëzimi kundër Mziut, Rakip Suli paraqitet sot në SPAK
Momenti kur Suli futet ne SPAK

TIRANË- Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli ka mbërritur ditën e sotme në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Suli do të japë sqarime për kallëzimin ndaj paraardhësit e tij Xhelal Mziu.

Suli ka depozituar kallëzim penal kundër Xhelal Mziut me pretendimin se ka favorizuar subjekte private të cilët kishin leje ndërtimi dhe nuk i ka detyruar që të kalojnë 3% të sipërfaqes së ndërtimin për banesa sociale, siç parashikohen në ligjin e urbanistikës për ndërtime mbi 2 mijë m2.

Për këtë kallëzim u thërrit në SPAK edhe Mziu. Ai u pyet për më shumë se 3 orë në pyetje në lidhje me kallëzimin që i ka bërë pasuesi i tij në detyrë Rakip Suli. Mziu nuk pranoi të tregonte se çfarë u pyet nga prokurorët për shkak se çështja është nën hetim. 

rakip suli ne spak

Sondazh

Poll