Aktualitet

Sherr me sende të forta mes kunetërve në Durrës, ndërhyn policia

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.

19 Shtator 2022, 11:24 Nga k.m.
Sherr me sende të forta mes kunetërve në Durrës,
Foto ilustruese

DURRËS- Dy të rinj janë vënë në pranga pas një sherri. Mësohet se ata janë kunetër, një 35-vjeçar dhe 18-vjeçar, të cilët janë përplasur me njëri-tjetrin. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.

NJOFTIMI I POLICISË:

“U arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasit E. P., 35 vjeç dhe T. B., 18 vjeç (vëllai i bashkëshortes së 35-vjeçarit), të dy banues në Durrës, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, njëri-tjetrin”

durres policia e durresit

Sondazh

Poll