Aktualitet

Xhenje s'pranoi të shkonte në Mal të Zi, dëshmia e të atit: Nuk kemi probleme ne, kanë nipat

Dyshimet se ngjarja mund të ketë ardhur për shkak të aktivitetit të kushërinjve të tij, përforcohen edhe nga deklaratat e babait të viktimës.

19 Shtator 2022, 10:23 Nga A.B
Xhenje s'pranoi të shkonte në Mal të Zi, dëshmia e
Vendi i ngjarjes

SHKODËR- Vrasja e 19-vjeçarit Erjon Xhenje, mbetet ende pa autor, por babai i viktimës deklaron për policinë dyshimet e tij në lidhje me ngjarjen. Ai është shprehur se nipat e tyre janë ata që kanë probleme. 

“Kam prej 1 jave që kërkoj shtëpi me qira. Ti largoj nga këtu. Nuk është problemi jonë por i nipave. Unë s’kam punë, skam lidhje me asgjë, nuk di asgjë.”-  deklaroi i ati.

Mësohet se pak përpara se të ndodhte atentati, ai e kishte telefonuar djalin e tij duke i kërkuar që ta shoqëronte deri në Mal të Zi, por Xhenja e kishte refuzuar duke i thënë se ishte në lokal dhe po pinte kafe. Pak pas vrasjes, i ati u informua dhe shkoi në vendin e ngjarjes, ku u pa edhe duke shpërthyer në lot për të birin.

Vrasja ndodhi mbrëmjen e djeshme në bulevardin “Bujar Bishanaku”, në lagjen “Naim Gjylbegu” rreth orës 20:00. Erjon Xhenje, ishte brenda lokalit, kur drejt tij është qëlluar disa herë me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend. Dyshohet se atentati është zhvilluar nga dy persona që po lëviznin me motorçikletë.

erjon xhenja

Sondazh

Poll