Aktualitet

KAOS në Vlorë, Korçë, Gjirokastër dhe Elbasan! Zyrat e ALEAT pa sistem, qytetarët presin në radhë

Asnjërit prej qytetarëve nuk po i ofrohet shërbimi për aplikimin e pasaportave apo kartave të identitetit.

19 Shtator 2022, 09:58 Nga A.B
KAOS në Vlorë, Korçë, Gjirokastër dhe Elbasan! Zyrat
Zyra

VLORË- Vijon ende bllokimi i zyrave ALEAT. Në Vlorë, Gjirokastër, Korçë dhe Elbasan, zyrat e ALEAT kanë mbetur pa sistem, duke bërë që të krijohet kaos mes qytetarëve të cilët presin prej orësh për shërbime. Asnjërit prej tyre nuk po i ofrohet shërbimi për aplikimin e pasaportave apo kartave të identitetit.

Kjo situatë u paralajmërua ditën e premte mirëpo duket se problemi nuk nuk është zgjidhur ende. Shkak për mungesën e shërbimit mbetet mungesa e sistemit. Ndërkohë në Vlorë, mësohet se sistem nuk ka as në zyrat e gjendjes civile.

'Na kanë thënë, prisni se do të vijë sistemi. Po biletën kush e paguan prapë, punët që kemi lënë andej, fëmijët”, tha një qytetare.

Ndërsa një tjetër shprehet: “Na thonë ka mungesë sistemi, kam ardhur nga Italia për të aplikuar. Erdha javën e kaluar thanë s’ka sistem. Të premten ishte e mbyllur, erdha prapë sot që në mëngjes edhe s’ka sistem. Nuk na japin përgjigje kur i pyesim kur do vijë sistemi.”

aleat ne vlore vlore

Sondazh

Poll