Politike

Berisha 'tradhëton' Berlusconin? Thirrje shqiptarëve në Itali: Votoni për koalicionin e djathtë

Sali Berisha ka kërkuar prej tyre që në zgjedhjet që do të mbahen të votojnë koalicionin e djathtë.

18 Shtator 2022, 18:56 Nga k.m.
Berisha 'tradhëton' Berlusconin? Thirrje shqiptarëve në
Silvio Berlusconi dhe Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka dhënë një mesazh për të gjithë shqiptarët në Itali. Në një lidhje live me demokratët që jetojnë në Itali, Berisha ka kërkuar prej tyre që në zgjedhjet që do të mbahen të votojnë koalicionin e djathtë. Duke i orientuar kështu se cilën parti politike do të duhet të zgjedhin në votimet e 25 shtatorit.

"Kam besim se me të rinjtë shqiptarë, në Shqipëri, emigracion, diasporës, do të ndërtojmë një administratë të re e cila do të çojë Shqipërinë me shpejtësi drejt horizonteve që meriton në Bashkimin Europian. Marrëdhëniet me Italinë mike, janë të një rëndësie të veçantë dhe ju bëj thirrje ju të jepni çdo kontribut në këto zgjedhje dhe të votoni për koalicionin e djathtë. Ju garantoj se do të bëjmë gjithçka për marrëdhëniet më të mira miqësore sikundër deri sot. Me Italinë, vendet mike në Europë, SHBA dhe vendet e lira, Shqipëria do të jetë një vend i sigurtë për qytetarët e saj, institorët e huaj. Nuk do të eksportojë krim si sot, në rajon dhe Europë, por do të eksportojë potencialet e mëdha të saj natyrore që disponon. Ju falënderoj edhe njëherë për praninë tuaj këtu dhe ju ftoj të vazhdojmë së bashku këtë betejë të një rëndësie vendimtare, për fatin e demokracisë shqiptare. Asgjë nuk do të mund të pengojë këtë revolucion, lëvizje, e cila do të shpëtojë Shqipërinë nga rrokullisja e madhe që po pëson,"-tha Berisha ndër të tjera në fjalën e tij mbyllëse.

Por kush e përfaqëson koalicionin e djathtë në Itali?

Koalicioni i krahut të djathtë të Italisë, i udhëhequr nga ‘Vëllezërit e Italisë’ me në krye Giorgia Melonin. 45-vjeçarja e filloi karrierën politike në partinë post-fashiste të Italisë, por nuk ka pothuajse asnjë përvojë qeveritare. Megjithatë duket nga sondazhet se po mbështetet më shumë se kundërshtarët e saj. Deri tani ajo mendohet se ka 37% të votave. Sipas agjencisë së lajmeve “ANSA”, nga katër parti që përbëjnë fraksionin politik në fjalë, pjesën dërrmuese të votave e ka marrë Liga e Veriut, 17.4 për qind, e ndjekur nga Forza Italia e ish-kryeministrit Silvio Berlusconi me 14.03 për qind. Ky i fundit, është mik i ngushtë me Berishën, por duket se kryedemokrati e ka 'braktisur' në atë që mund të jetë beteja e fundit e 85-vjeçarit italian. 

Kjo nuk është hera e parë që një politikan shqiptar ka bërë sugjerime për votime tek shqiptarët që jetojnë në një tjetër vend. Edi Rama pak vite më parë kërkoi nga shqiptarët që jetojnë në Mal të Zi të votojnë presidentin Milo Gjukanoviç, ndërsa Erion Veliaj u bë pjesë e një spoti të ish-kryeministri Zoran Zaev gjatë zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut.

sali berisha silvio berlusconi

Sondazh

Poll