Politike

Vrasja në Shkodër, Salianji: Realiteti i sigurtë që tregon Rama nuk ekziston

Po ashtu, Salianji shkruan se paraleli që tregon Rama për sigurinë në vend është fantazi dhe se realiteti është shumë ndryshe.

18 Shtator 2022, 22:23 Nga I.A
Vrasja në Shkodër, Salianji: Realiteti i sigurtë që tregon
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar për vrasjen në Shkodër dhe plagosjen në Korçë mbrëmjen e sotme. Me anë të një postimi në Facebook, Salianji shkruan se ngjarjet e sotme tregojnë se Shqipëria nuk ka as rend dhe as siguri. Po ashtu, Salianji shkruan se paraleli që tregon Rama për sigurinë në vend është fantazi dhe se realiteti është shumë ndryshe.

Postimi i Plotë:

Ngjarjet e sotme kriminale në Shkodër dhe Korçē edhe njêherë tjetër tregojnë që Shqipëria është pa rend dhe siguri, që banditët nuk kanë firkë nga autoriteti i shtetit dhe zgjedhin kur dhe ku të duan të lajnë hesapet me njëri tjetrin apo të kërcënojnë ata që nuk ju nënshtrohen! Ndërkohë që grupet kriminale janë sofistikuar dhe qytetarët janë nën terror, kryeministri ka një realitet paralel kur shprehet se Shqipëria është më e sigurta! Siguri deri më sot po tregohet që kanë vetëm bandat e krimit të organizuar, siguri që janë të paprekshëm, që cfarëdo të bëjnë qeveria do numërojë makinat e djegura dhe do përpiqet të mbulojë kriminalitetin e lartë me propagandë!

ervin salianji vritet erjon xhenje erjon xhenje romeo berberi

Sondazh

Poll