Politike

Rama në New York, kryeson delegacionin shqiptar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB

Rama do të kryesojë delegacionin shqiptar për në sesionin e 77 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB.

19 Shtator 2022, 09:01 Nga A.B
Rama në New York, kryeson delegacionin shqiptar në Asamblenë e
Edi Rama

SHBA- Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ndodhen në New York, SHBA. Rama do të kryesojë delegacionin shqiptar për në sesionin e 77 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB.

Gjatë qëndrimit në Nju Jork, Ministrja do të mbajë disa takime dypalëshe me homologët nga, Japonia, India, Finlanda etj., si dhe do të marrë pjesë në disa evente të nivelit të lartë. 

EVENTET NË TË CILAT DO MARRË PJESË JANË:

-Takimi i Komisionit të Partneritetit Karta e Adriatikut – SHBA

-Takimi Ministror i Grupit Feminist për Politikë të Jashtme +

-Simpoziumi Gratë, Paqja dhe Lidershipi: Arritja e Paqes dhe Sigurisë së Qëndrueshme përmes Lidershipit të Përgjegjshëm ndaj Gjinise.

Organizata e Kombeve të Bashkuara do të mbeldhë Asamblenë e Përgjithshme në seancën e 77-të të saj në New York nga data 20 deri më 26 shtator. Aspektet e shumta të luftës së Ukrainës pritet të dominojnë takimin vjetor, i cili mbledh sa më shumë vende dhe popuj përballen me pabarazinë në rritje, një krizë klimatike në përshkallëzim, kërcënimin e urisë së shumtë dhe një valë keqinformimi dhe gjuhës së urrejtjes të nxitur nga internet.

edi rama rama ne new york asambleja e okb ne new york

Sondazh

Poll