Aktualitet

Vodhën vegla pune në një repart zdrukthtarie, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë, kërkohet bashkëpuntori

Policia informon se ky person, në bashkëpunim me një 16-vjeçar të proceduar në gjendje të lirë, ka vjedhur më datë 17 gusht të 202-ës, në një repart për përpunimin e drurit (zdrukthtari).

19 Shtator 2022, 09:37 Nga A.B
Vodhën vegla pune në një repart zdrukthtarie, arrestohet
Policia

TIRANË-Një 26-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës. Ky person, ishte i shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohet se ka vjedhur materiale në një repart zdruktharie. Ai do të hetohet për veprën penale "Vjedhja", kryer në bashkëpunim. Policia informon se ky person, në bashkëpunim me një 16-vjeçar të proceduar në gjendje të lirë, ka vjedhur më datë 17 gusht të 202-ës, në një repart për përpunimin e drurit (zdrukthtari), vegla pune elektrike, të cilat më pas ia ka shitur personit me inicialet V. M.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vodhën vegla pune në një repart zdrukthtarie, vihet në pranga 26-vjeçari dhe procedohet në gjendje të lirë bashkëpunëtori i tij. Në pranga edhe një shtetas me precedent të mëparshëm kriminal, i cili përvetësoi veglat e vjedhura. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasit:

- F. H., 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Vjedhja", kryer në bashkëpunim; - V. M., 50 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale", i dënuar më parë për vrasje. Shtetasi F. H., në bashkëpunim me një 16-vjeçar të proceduar në gjendje të lirë, ka vjedhur më datë 17.08.2022, në një repart për përpunimin e drurit (zdrukthtari), vegla pune elektrike, të cilat më pas ia ka shitur shtetasit V. M. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan veglat elektrike të vjedhura. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

policia tirane arrestim ne tirane

Sondazh

Poll