Sport

VIDEO/ Pas dëmtimit të frikshëm, mësohet diagnoza e Reus... Botërori nuk rrezikohet!

“Është një dëmtim i ligamentit anësor të kyçit të këmbës, por nuk është aq serioze që Kupa e Botës të jetë në rrezik. Marco do të mungojë për tre ose katër javë”.

18 Shtator 2022, 15:10 Nga DOSJA

VIDEO/ Pas dëmtimit të frikshëm, mësohet diagnoza e Reus...

GJERMANI - Kapiteni i Dortmundit, Marco Reus, dëmtoi kyçin e këmbës së djathtë në derbin kundër Schalke (1-0) dhe u dërgua në spitalin ‘Knappschafts’. Të dielën në mëngjes ka një kthjellim të lehtë për situatën!

Drejtori sportiv Sebastian Kehl (42) shpjegon për “Sport1”: “Ishte një tronditje për ne jashtë fushës. Tani mund të jemi të sigurtë. Nga kontrollet mjekësore nuk është konstatuar ndonjë thyerje. Është një dëmtim i ligamentit anësor të kyçit të këmbës, por nuk është aq serioze që Kupa e Botës të jetë në rrezik. Marco do të mungojë për tre ose katër javë”.

Skena tronditëse në minutën e 28-të parashikonte diçka të keqe: lojtari i BVB-së në një aksion shkel mbi Florian Flick dhe bie në tokë, duke shtrëngon kyçin e këmbës. Menjëherë vendos duart para fytyrës. Pamjet nga jashtë janë të frikshme.

VIDEO/ Pas dëmtimit të frikshëm, mësohet diagnoza e Reus...

Para fillimit të pjesës së dytë, në orën 16:28, Reus u largua nga stadiumi me kyçin e këmbës të fashuar duke u mbështetur te një anëtar i ekipit mjekësor. Mesfushori që ka luajtur 48 herë me kombëtaren gjermane, u thirr përsëri nga trajneri i kombëtares Hansi Flick, për ndeshjet e Nations League kundër Hungarisë dhe në Londër, pas pothuajse një viti mungesë. Natyrshëm që tani do të mungojë në to, por Botërori nuk është në rrezik.

Reus ka humbur titullin e Kupës së Botës 2014 dhe Kampionatin Europian 2016 për shkak të lëndimeve. Por tani ai ende mund të shpresojë për shansin e tij të fundit të turneut të madh.

Reus foli përmes Instagramit dhe e falënderoi për urimet e rikuperimit. Ai shkroi: "Unë kurrë nuk dorëzohem!" Nën drejtimin e trajnerit e BVB, Edin Terzic (39), mesfushori Reus është rikthyer në top formë. Tani numërimi mbrapsht i Katarit ka filluar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll