Sport

Inter, Inzaghit i del situata jashtë kontrollit, Bastoni 'rebelohet' me vendimin e trajnerit (video)

Dy zëvendësime në gjysmë ore të pjesës së parë. Zgjedhja e Simone Inzaghit shkaktoi shumë zhurmë.

18 Shtator 2022, 14:45 Nga DOSJA

Inter, Inzaghit i del situata jashtë kontrollit, Bastoni

ITALI- Dy zëvendësime në gjysmë ore të pjesës së parë. Zgjedhja e Simone Inzaghit shkaktoi shumë zhurmë. Një nga dy lojtarët që la fushën ishte Alessandro Bastoni, i cili nuk e fshehu zhgënjimin në momentin e zëvendësimit. U desh ndërhyrja dhe ndihma e shokut të skuadrës Gosens për të qetësuar mbrojtësin italian.

Pak sekonda para të 30's Inzaghi largon Bastonin dhe Mkhitaryan, një zgjedhje anormale. Ndryshim i dyfishtë edhe në fund të pjesës së parë. Dy lojtarët u zëvendësuan sepse të dy u ndëshkuan me karton të verdhë, mbrojtësi në 13' dhe armeni tetë minuta më vonë. Italiani nuk ishte i qetë as në stol dhe ishte Gosens që u përpoq të qetësonte Bastonin.

E.Ç (Dosja.al)

inter inzaghi bastoni

Sondazh

Poll