Sport

Udinese e çmendur, tri gola Interit dhe përkohësisht në krye të Serie A

Udinese magjike. Skuadra nga Friuli vazhdon momentin pozitiv në kampionat dhe në javën e shtatë të Serie A bardhezinjtë fitojnë 3-1 ndaj Interit.

18 Shtator 2022, 14:31 Nga DOSJA

Udinese e çmendur, tri gola Interit dhe përkohësisht në

ITALI- Udinese magjike. Skuadra nga Friuli vazhdon momentin pozitiv në kampionat dhe në javën e shtatë të Serie A bardhezinjtë fitojnë 3-1 ndaj Interit. Do të ishin miqtë që do të shënonin në fillim me Barellan në minutën e 5', ndërsa vendasit do të barazonin me autogolin e Skriniar në 22'.

Në pjesën e dytë Udinese do të gjente golin e avantazhit në minutën e 84' me Bijol pas një topi të dhënë nga Deolofeu, ndërsa në sekondat e fundit të takimit, Arslan do të realizonte golin e tretë. Udinese shkon përkohësisht në vendin e parë në kuotën e 16 pikëve.

E.Ç (Dosja.al)

inter udinese

Sondazh

Poll