Sport

Në prag të derbit të Madridit, ultrasit takohen në park për një duel 10 vs 10, policia nis hetimet

Mbrëmjen e së dielës në stadiumin ëanda Metropolitano do të luhet derbi i shumëpritur i Madridit ndërmjet Atlèticos dhe Realit.

18 Shtator 2022, 12:17 Nga DOSJA

Në prag të derbit të Madridit, ultrasit takohen në park

MADRID- Mbrëmjen e së dielës në stadiumin ëanda Metropolitano do të luhet derbi i shumëpritur i Madridit ndërmjet Atlèticos dhe Realit. Disa tifozë të dy skuadrave patën idenë "brilante" për t'u përgatitur për sfidën e madhe duke u takuar në një park në kryeqytetin spanjoll për një përballje 10 vs 10. Ultrasit e Atl.Madrid me ato të Real Madrid filluan një përleshje të dhunshme me shkelma dhe grushta.

Një përleshje e përjetësuar nga disa të foto të shpërndara më pas në rrjetet sociale që kanë ngjallur një mori kritikash. "E gjithë kjo është thjesht qesharake," komentoi një përdorues; "Marrëzia në nivelin më të lartë," një i tretë komentoi thjesht me një një fjalë: “Idiotë”. Ndërkohë, policia spanjolle ka hapur një hetim.

E.Ç (Dosja.al)

atletico madrid real madrid

Sondazh

Poll