Sport

Videoja e Halandit që është bërë virale, gjesti dhe sjellja e tij flasin vetë…

Pamjet vijnë nga momentet para ndeshjes së Champions League, ku përballeshin Manchester City dhe Borussia Dortmund

18 Shtator 2022, 11:14 Nga DOSJA

Videoja e Halandit që është bërë virale, gjesti dhe

ANGLI - Karizma dhe afërsia e Erling Haalandit me fansat është parë në disa raste. Ajo që nuk ishte parë është marrëdhënia e lojtarit me punëtorët e klubeve, ku ka qenë. Ndoshta mjaftojnë të shihen momentet para ndeshjes së Champions League kundër Dortmundit, teksa norvegjezi duket se e respekton shumë punën e njerëzve në klub.

Një nga punonjësit e Manchester Cityt, pas nxemjes po mblidhte xhupet e lojtarëve. Të gjithë ia hodhën atij, madje Jack Grealish ia hodhi atë në fytyrë punëtorit edhe pa kërkuar një falje për mirësjellje. Tjetër ishte sjellja dhe veprimi i Haalandit, ai iu afrua dhe i dha xhupin të palosur, një gjest që e kënaqi punonjësin e Cityt dhe që sulmuesi norvegjez e pranoi me një prekje miqësore në shpinë.

Imazhet e kësaj videoje tashmë kanë bërë xhiron e globit. Vlerësimet janë të thjeshta për t’u bërë…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll