Sport

VIDEO/ A thua, ky është kartoni i kuq më i shpejtë në histori?...

Gjyqtari pasi e pa veprimin në VAR, nuk ngurroi t’i tregonte kartonin e kuq Nakajimas, edhe pse ai kishte vetëm 15 sekonda në fushë…

18 Shtator 2022, 12:02 Nga DOSJA

VIDEO/ A thua, ky është kartoni i kuq më i shpejtë në

TURQI - Shoya Nakajima, një lojtar 28-vjeçar japonez që luan për skuadrën turke të Antalyaspor, ka përjetuar në një nga përjashtimet më të shpejta nga fusha e blertë, pas ndëshkimit me karton të kuq në historinë e futbollit. 

Trajneri i tij Shahin, e futi futbollistin në fushë në minutën 58:15 të ndeshjes. Të dhënat janë të rëndësishme. Sepse, saktësisht 15 sekonda më vonë, në orën 58:30, Nakajima kreu një ndërhyrje shumë të ashpër në kyçin e këmbës së djathtë të një rivali, për të cilën ai në fillim u ndëshkua me një karton të verdhë. Por, gjyqtari pasi e pa veprimin në VAR, nuk ngurroi të ndryshonte mendim dhe t’i tregonte kartonin e kuq, Nakajimas.

Ky episode ndodhi në ndeshjen Antalyaspor-Adana Demirspor, e vlefshme për javën së 7-të të Super Ligës turke që përfundoi 0-3 për miqtë, të cilët golit të Belhanda (1’), duke përfituar nga epërsia numerike, i shtuan edhe dy gola të tjerë me Gulbrandes (75’) dhe Assombalonga (84’).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll