Sport

Ibrahimovic, Luis Suarez, Ronaldo, Etoo, Romario... Lewandowski ‘i fshin’ të gjithë

Fillimi i sulmuesit polak në La Liga, tetë gola në gjashtë ndeshje, po bën histori…

18 Shtator 2022, 11:34 Nga DOSJA

Ibrahimovic, Luis Suarez, Ronaldo, Etoo, Romario... Lewandowski ‘i

SPANJE - Robert Lewandowski është mësuar t'i nisë sezonet me një synim të arritur. Te Bayern Munich ata ishin mësuar që qendërsulmuesi ta fillonte sezonin në formë të mirë: në 20-21, në gjashtë ndeshjet e para ai kishte shënuar tashmë 10 gola; në 21-22 kishte shtatë gola... Këtë sezon ka ruajtur nivelin e tij: ka tetë gola. Por te Barça, katalanasit janë të mahnitur, kurrë më parë një futbollist nuk ka qenë kaq i saktë në zonë në sezonet e mëparshëm të La Ligës që në vitin e tij të parë si ‘blaugrana’.

Lewandowski po bën histori në ‘Spotify Camp Nou’. Lojtari i kombëtares polake ka shënuar tetë gola në gjashtë ndeshje: pesë prej tyre radhazi. Ai nuk realizoi vetëm në ndeshjen e parë kundër Rayo, Barcelona barazoi 0-0. Që atëherë, nuk ka pasur asnjë gol që i ka rezistuar atij në La Liga. Dje ai shënoi dy gola ndaj Edgar Badia të Elches, por ka mundur edhe portierët e Real Sociedad, Seville, Valladolid, Cádiz. 

Asnjë qendërsulmues nuk ka qenë kaq i saktë dhe efektiv në historinë e Barcelonës në sezonin e tij të parë si debutues. Ai që i afrohet më shumë është Romario. Braziliani, në sezonin 93-94, shënoi gjashtë gola, duke shënuar një hat-trick kundër Real Sociedad, një dygolësh kundër Osasuna dhe një gol kundër Valladolidit. 

Ronaldo ‘fenomeni’, presidenti aktual i Valladolidit shënoi, në 96-97, vetëm pesë gola, dy vjet më vonë, holasndezi Kluivert, në sezonin 98-99, arriti në tre gola. Ndërkohë, Etoo, në sezonin 2004-2005, mbeti në pesë, si edhe Ibrahimovic, që në 09-10, e mbylli javën e gjashtë edhe me pesë gola. Luis Suarez është qendërsulmuesi i fundit referues, që Barcelona ka pasur përpara polakut. Ndërkombëtari uruguajan goli i tij i pare, e ka shënuar në ndeshjen e tetë në të cilën ai kishte minuta: kundër Kordobës.

Ish-lojtari i Bayern Munich, Robert Lewandowski, i cili ka dhënë edhe dy asistime, ka thyer kështu të gjitha skemat dhe rekordet, edhe pse është e natyrshme që ai ta fillojë sezonin me efektivitet dërrmues. Ai ka tetë gola në gjashtë ndeshje, pavarësisht se nuk ka startuar kundër Cádiz-it dhe se është zëvendësuar edhe ndaj Sevillas dhe Elches. 449 minuta i kanë mjaftuar atij për të shkruar historinë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll