Sport

Edhe pse zëvendësues, koreani Son realizoi 'hat-trick': “E dija që golat do të vinin”...

“Më vjen mirë që kam mundur të ndihmoj skuadrën. Kjo është shumë e rëndësishme: tani shkoj në kombëtare me energji të përtërirë”, ka rrëfyer ‘heroi i ditës’ i ‘Spurs’.

18 Shtator 2022, 09:21 Nga DOSJA

Edhe pse zëvendësues, koreani Son realizoi 'hat-trick':

ANGLI - Sulmuesi 29-vjeçar i Koresë së Jugut, Heung-min Son, të shtunën pasdite nënshkroi një 'hat-trick' në fitoren 6-2 të Tottenham ndaj Leicesterit, në një ndeshje të javës së 8-të të Premier League të luajtur në stadiumin Tottenham në Londër. Njëherësh ai bëhet lojtari i parë në historinë e Spurs, që arrin të shënojë ‘hat-trick’ në një ndeshje të nisur nga stoli i zëvendësuesve.

“E dija që golat do të vinin. Gjithçka shkoi mirë, po luaja mirë, por nuk kishte si të arrinin golat dhe kjo po më shqetësonte. Edhe në 3-2, loja ishte e hapur. Jam munduar të bëj maksimumin për të ndihmuar ekipin, si gjithmonë. Është mirë që fituam, para pushimit për ndeshjet e kombëtareve”, tha ai që është një nga triumfet, në ekipin e tij të Koresë së Jugut në Grupin H të Botërorit të Katarit.

“Po e mbylla të keqen për këtë sezon. Kam pasur edhe një fat të keq, mendoj: kam shënuar autogol, kam parë dy gola të anuluar për offside, kam goditur shtyllat në raste të tjera! Gjithsesi, tifozët më kanë mbështetur gjithmonë, ashtu si shokët e mi dhe stafi trajner”,- tha sulmuesi 29-vjeçar koreano-jugor i trajnerit italian Antonio Conte, duke folur për Sky Sports, pas arritjes së djeshme, kur u aktivizua nga pankina për të zëvendësuar brazilianin Richarlison dhe shënoi në 72', 83' dhe 86'.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll