Sport

Medalje e artë në Beograd, mundësi Abakarov tregon fjalët e para si kampion bote: Ëndrra ime u bë realitet, falënderoj...

Mundja shqiptare ka tashmë një kampion bote. Zelimkhan Abakharov shkruan historinë në mes të Beogradit, duke i siguruar Shqipërisë medaljen e artë në Kampionatin Botëror.

17 Shtator 2022, 23:07 Nga DOSJA

Medalje e artë në Beograd, mundësi Abakarov tregon fjalët e

BEOGRAD-Mundja shqiptare ka tashmë një kampion bote. Zelimkhan Abakharov shkruan historinë në mes të Beogradit, duke i siguruar Shqipërisë medaljen e artë në Kampionatin Botëror. Në finale, ai triumfoi 7-2 ndaj amerikanit Thomas Patrick Gilman.

Asnjëherë më parë Shqipëria nuk kishte fituar medalje të artë. Për Panorama Sport ai ka dhënë fjalët e para si kampion bote.

“Kjo fitore ndehet me këdo që ka qenë me ne dhe jam shumë i lumtur sonte, pasi për mua është një ëndërr që bëhet realitet. Kjo ëndërr u bë realitet nga njerëzit të cilët deshën që unë të përfaqësoja këtë vend të bukur. Faleminderit Federatës dhe presidentit Sahit Prireni”, deklaroi ai.

E.Ç (Dosja.al)

mundje zelimkhan abakarov

Sondazh

Poll