Sport

Allegri: "Jam gjithmonë në diskutim, zërat për shkarkimin tim më argëtojnë. Në futboll nëse fiton, je djalë i mirë, nëse humbet..."

Trajneri i Juventusit flet në prag të transfertës ndaj Monzës: “Asnjëherë nuk i kemi pasur të gjithë në dispozicion, po ia dalim mirë në kushtet që jemi”

18 Shtator 2022, 07:33 Nga DOSJA

Allegri: "Jam gjithmonë në diskutim, zërat për

ITALI - Juventusi sot do të përballet me Monzën (15:00) në një ndeshje jashtë fushe që nuk mund të nënvlerësohet. Ajo e “Brianteos” është një sfidë shumë më delikate se sa sugjeron klasifikimi, me bardhezinjtë që synojnë për t’u rikthyer në rrugën e duhur pas gabimeve të fundit dhe në Europë. Duhet të harrojnë zhgënjimin e sfidës me Salernitanën, duhet të ngrihemi pas disfatës së rëndë me Benfikën. 

Trajneri Max Allegri, pas këtyre rezultateve ka përfunduar në syrin e stuhisë dhe tani duhet të japi një përgjigje të menjëhershme, edhe nëse lista e mungesave është mjaft e gjatë: "Szczesny është kthyer, por ai nuk është në 100% dhe Perin do të luajë, - tha ai në konferencë. - Rabiot dhe Locatelli kthehen më vonë, Di Maria do të luajë që nga minuta e parë”.

Por tekniku i “Zonjës së Vjetër” ka folur edhe për hipotezën e shkarkimit, ose të dorëheqjes së tij, zëra të cilët janë amplifikuar, pas rezultateve të fundit. “Më pëlqen t’i dëgjoj këto gjëra. Jam i sigurt për atë që po bëjmë dhe çfarë do të vijë, e kam thënë tashmë, mendoj se flas mjaft saktë italisht edhe nëse kam shkuar shumë pak në shkollë.

Është normale që jam gjithmonë në diskutim, por asnjëherë nuk i kam pasur të gjithë lojtarët në dispozicion? Jo. A po ecën mirë skuadra? Po, në kushtet në të cilat jemi. Në futboll nëse fiton, je djalë i mirë, nëse humbet...".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll