Sport

Granada 'shpërthen' falë Uzunit, dy gola ndaj Mirandes dhe vendi i parë përkohësisht

Pasi u shpall lojtari i muajit në Segunda Division Spanjë, këtë herë sulmuesi i Komëbtares shqiptare ishte protagonist në fitoren e Granadës përballë Mirandes.

17 Shtator 2022, 20:27 Nga DOSJA

Granada 'shpërthen' falë Uzunit, dy gola ndaj Mirandes dhe

SPANJË- Myrto Uzuni është duke kaluar një nga momentet më të mira në karrierë. Pasi u shpall lojtari i muajit në Segunda Division Spanjë, këtë herë sulmuesi i Komëbtares shqiptare ishte protagonist në fitoren e Granadës përballë Mirandes. Sulmuesi beratas ka shënuar dy golat e fitores.

Fillimisht realizimi i parë do të vinte në minutën e 44' ndërsa miqtë barazuan në minutën e 48’ me Raul, por shqiptari ia doli të rimerrte avantazhin në minutën e 75’, duke shkuar në kuotën e 6 golave në 6 ndeshje kampionat, në Segunda Division. Ndërkohë me këtë fitore Granada merr përkohësisht vendin e parë në kuotën e 12 pikëve.

E.Ç (Dosja.al)

uzuni granada

Sondazh

Poll