Aktualitet

Korçë/ Atentati ‘blof’ ndaj Mateo Alikos, policia shoqëron 15 persona

25 Shkurt 2019, 08:28 Nga DOSJA
Korçë/ Atentati ‘blof’ ndaj Mateo Alikos, policia

Policia e Korçës ka shoqëruar 15 persona në komisariat në lidhje me atentatin e dështuar që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Korçë. Ende nuk janë identifikuar autorët por burime për Dosja.al shprehen se në vendin e ngjarjes janë gjetur më shumë se 5 gëzhoja.

Raportohet se nga të shtënat me armë zjarri është thyer edhe xhami i një banese.

Si ndodhi atentati

Mbrëmjen e kaluar u regjistrua një atentat në qytetin e Korçës rreth orës 22:00. Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 4, pranë shkollës “Demokracia” teksa dy persona kanë hapur zjarr drejt një automjeti të parkuar, por pa lënduar njeri.

Brenda automjetit tip “Tuareg” ku u qëllua me breshëri kallashnikovi nuk ka qenë asnjë person, në momentin që është bërë atentati dhe rrjedhimisht autorët kanë dalë blof. Pronari i makinës drejt të cilës është qëlluar me breshëri plumbash rezulton të jetë Mateo Aliko, një person me precedentë penalë.

Deri më tani dyshohet se shkak i ngjarjes të jetë një konflikt i vjetër midis autorëve dhe shënjetrës 29-vjeçarit, Mateo Aliko.

Kush është Mateo Aliko?

Mateo Aliko, 29 vjeç, banues në Korçë ka vetëm pak muaj që ka dalë nga burgu ku ishte dënuar me 7 vite, për grabitje me pasojë plagosje. Ngjarja ndodhi në vitin 2008 në një pikë kazinoje që ndodhej në segmentin Dishnicë-Korçë.

Mateos Aliko së bashku me Gentian Kostën dhe Markel Bushon të armatosur grabitën 800 mijë lekë. Të maskuar ata u futën në pikën e bastit për të vjedhur por lanë të plagosur tre persona. Atentati i mbrëmjes së sotme mendohet të jetë një hakmarrje për plagosjet e vitit 2008.(Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet atentat blof atentat ne korce bresheri kallashnikovi bresheri plumbash mateo aliko tuareg atentat blof atentat ne korce bresheri kallashnikovi bresheri plumbash mateo aliko tuareg

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Shkurt 2019, 21:03

Mësoni si negociohet me Edi Ramën

Në dhjetor të vitit 2018, në revistën “Monitor” u publikua një intervistë e Luca Nam, përfaqësues i Yura Corporation, kompania koreanojugore që merret me prodhi...