Aktualitet

DETAJE/ Itinerari i këshilltarit të kokës së mafias turke, strehohej në Shqipëri, udhëtimet drejt Dubait e Serbisë

Sipas gazetarit investigativ turk, Erk Acarer Olur ka udhëtuar nga Shqipëria duke përdorur Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit drejt Emirateve të Bashkuara Arabe konkretisht në Dubai. Ai ka qëndruar për tre ditë atje dhe ka kërkuar leje qëndrimi por që i është refuzuar. 

17 Shtator 2022, 16:19 Nga e.k
DETAJE/ Itinerari i këshilltarit të kokës së mafias turke,
Emre Olur dhe Sedat Peker

TIRANË- Ndërkohë që autoritetet shqiptare janë në udhëkryq sa i përket ekstradimit të tij drejt Turqisë detaje të reja kanë dalë në dritë nga itenerari që Emre Olur ka ndjekur deri në momentin që u bë dhe arrestimi i tij në Rinas.

Ajo që mbetet "mister" është se si ka mundur të udhëtojë ai kur ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti nga shteti turk.

Sipas gazetarit investigativ turk, Erk Acarer Olur ka udhëtuar nga Shqipëria duke përdorur Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit drejt Emirateve të Bashkuara Arabe konkretisht në Dubai. Ai ka qëndruar për tre ditë atje dhe ka kërkuar leje qëndrimi por që i është refuzuar. 

Kthimin për në Shqipëri, Olur nuk e ka bërë më linjë direkte Dubai-Tiranë por me tranzit nga Serbia. Mësohet se ai ka fluturuar njëherë drejt Serbisë dhe më pas sërish duke përdorur linjën ajrore është kthyer në Shqipëri ku dhe është kapur nga autoritetet pas sinjalizimit të autoriteteve turke për vendndodhjen e tij. Ekstradimi i tij drejt Turqisë u ndalua nga avokatët e tij të cilët janë shprehur se Emre Olur mban nënshtetësinë shqiptare dhe ekstradimi i tij do të ishte një shkelje e të drejtave të njeriut.

Emre Olur u arrestua në Rinas. Kanë qenë mediat turke ato që kanë raportuar për arrestimin dhe ekstradimin e tij drejt Turqisë. Ishte gazetari investigativ Erk Acarer ai që me anë të një postimi në Tëitter shkruante se këshilltari i bosit të krimit turk ishte arrestuar në Shqipëri dhe se ishte i pajisur me nënshtetësinë shqiptare. Kur pritej që ai të ekstradohej drejt Turqisë duket se procedurat kanë qenë "ngërçi" që avioni të mos nisej dhe ai të rikthehej në paraburgimin e Rinasit. Emre Olur njihet si këshilltari i Sedat Peker-it, një prej bosëve të mafias turke dhe ky i shpallur në kërkim si i lidhur me krimin e organizuar. Mbetet e paqartë se si do të procedohet me ekstradimin e tij dhe nëse do të ekstradohet apo jo. 

arrestohet emre olur

Sondazh

Poll