Aktualitet

Lumi Bushtricë del nga shtrati, përmbyten disa fshatra në Tropojë

Po kështu edhe përrenjtë malorë, për shkak të prurjeve të shumta kanë shkaktuar dëme të shumta në fshatin Bujan, ku është dëmtuar ujësjellësi dhe rrugët e fshatrave. 

17 Shtator 2022, 14:35 Nga e.k
Lumi Bushtricë del nga shtrati, përmbyten disa fshatra në
Pamje nga dalja e lumit nga shtrati dhe vërshimi i tij në tokat bujqësore dhe banesa

TROPOJË- Lumi Bushtrica ka dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytje të tokave bujqësore në disa fshatra të Tropojës.

Po kështu edhe përrenjtë malorë, për shkak të prurjeve të shumta kanë shkaktuar dëme të shumta në fshatin Bujan, ku është dëmtuar ujësjellësi dhe rrugët e fshatrave. 

Tropoja prej dy ditësh është në betejë me ujin që vërshon ngado për shkak të reshjeve të shumta. Probleme janë hasur në rrugët nacionale dhe në disa fshatra ku ka pasur rrëshqitje dhërash dhe probleme me furnizimin me energji elektrike. Duke folur për mediat kreu i Bashkisë së Tropojes u shpreh se bashkia ndodhet në një gjendje emergjente dhe ka nevojë për ndihmë nga qeveria qëndrore.

moti i keq ne shqiperi tropoje

Sondazh

Poll