Aktualitet

Djali dhunon vëllain dhe nënën në Kavajë, sulmon dhe u dëmton mjetin efektivëve, vihet në pranga

Gjatë shoqërimit, ai ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, si dhe ka dëmtuar automjetin e shërbimit.

17 Shtator 2022, 14:33 Nga A.B
Djali dhunon vëllain dhe nënën në Kavajë, sulmon dhe u
Policia

KAVAJË- 32-vjeçari Ixhej Çela është vënë në pranga nga policia pasi ka dhunuar vëllain, nënën dhe efektivët e policisë. Policia informon se mbrëmjen e djeshme, nën efektin e alkoolit, Çela ka ushtruar dhunë ndaj vëllait, si dhe ka kanosur nënën e tyre. Gjatë shoqërimit, ai ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, si dhe ka dëmtuar automjetin e shërbimit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti në familje. Vihet në pranga 1 shtetas që ushtroi dhunë ndaj vëllait të tij dhe kanosi nënën e tyre. Gjatë shoqërimit, i arrestuari kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë dhe dëmtoi automjetin e shërbimit. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin: I. C., 32 vjeç, banues në Kavajë.

Shtetasi I. C., mbrëmjen e djeshme, nën efektin e alkoolit, ka ushtruar dhunë ndaj vëllait, si dhe ka kanosur nënën e tyre. Gjatë shoqërimit, shtetasi I. C. ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, si dhe ka dëmtuar automjetin e shërbimit.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

ixhej cela arrestim ne kavaje

Sondazh

Poll