Aktualitet

Arrestohet mashtruesi 54-vjeçar në Tiranë

Në periudha të ndryshme kohore, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar shuma të konsiderueshme parash nga E. P., 36 vjeç dhe A. B., 61 vjeç. 

17 Shtator 2022, 16:07 Nga F.M
Arrestohet mashtruesi 54-vjeçar në Tiranë
Policia e Tiranës

TIRANË- Një 54-vjeçar është vënë në pranga pasi akuzohet për mashtrim. Në njoftim bëhet me dije se 54-vjeçari përvetësonte shuma të konsiderueshme parash me anë të mashtrimit. Konkretisht, ai kishte arritur të mashtronte dy persona. Në periudha të ndryshme kohore, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar shuma të konsiderueshme parash nga E. P., 36 vjeç dhe A. B., 61 vjeç. 

Njoftimi: Tiranë/Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e krimit ekonomik.

Përvetësoi shuma të konsiderueshme parash, nëpërmjet mashtrimit, vihet në pranga. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, pas kallëzimeve të marra se një shtetas përvetësonte shuma të konsiderueshme parash me anë të mashtrimit, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përballë përgjegjësisë ligjore. Shërbimet e Policisë kanë ndaluar shtetasin S. P., 54 vjeç, për veprën penale "Mashtrimi", pasi dyshohet se në periudha të ndryshme kohore, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar shuma të konsiderueshme parash nga shtetasit E. P., 36 vjeç dhe A. B., 61 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

policia e tiranes

Sondazh

Poll