Aktualitet

Iu gjetën paketa cigaresh pa pullë, arrestohet 30-vjeçari në Shijak

Në momentin e arrestimit u sekuestruan dhe një sasi e konsiderueshme paketash cigaresh të dyshuar kontrabandë. Ndërkohë materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

17 Shtator 2022, 15:34 Nga e.k
Iu gjetën paketa cigaresh pa pullë, arrestohet 30-vjeçari
Paketat e sekuestruara

DURRËS- Një 30-vjeçar i identifikuar me inicialet XH.S banues në Durrës është arrestuar sot nga blutë e Durrësit pas një operacioni anti-kontrabandë.

Në momentin e arrestimit u sekuestruan dhe një sasi e konsiderueshme paketash cigaresh të dyshuar kontrabandë. Ndërkohë materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës
Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra.
Operacioni policor i koduar “Next” u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Durrës. Sekuestrohen dhjetëra steka me paketa cigaresh, të dyshuara të futura kontrabandë në vendin tonë.
Arrestohet në flagrancë pronari i dyqanit që tregonte paketat me cigare, pa pullë fiskale.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Next”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
-Xh. S., 30 vjeç, banues në Durrës.
Arrestimi i shtetasit Xh. S. u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në dyqanin e tij, në Shijak, u gjet dhe u sekuestrua një sasi e konsiderueshme paketash me cigare, të dyshuara të kontrabanduara në vendin tonë, të cilat nuk ishin të pajisura me pullën fiskale përkatëse të Republikës së Shqipërisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

policia e durresit

Sondazh

Poll