Aktualitet

E hipën në avion dhe e zbritën prapë! Ngërçi i autoriteteve shqiptare me këshilltarin e mafiozit turk

Emre Olur pritej të ekstradohej drejt Turqisë ditën e sotme. Në orën 08:30 ai i hip në një avion në Aeroportin e Rinasit për t'u nisur drejt Turqisë ku pritej të përballej me drejtësinë atje për akuzat e ngritura kundër tij. 

17 Shtator 2022, 14:41 Nga e.k
E hipën në avion dhe e zbritën prapë! Ngërçi i
Emre Olur

TIRANË- Autoritetet shqiptare janë në një udhëkryq përsa i përket ekstradimit te Emre Olur, këshilltarit të mafiozit turk Sedat Peker kja pasi ai dhe familja e tij kanë nënshtetësi shqiptare. 

Olur u arrestua në Rinas pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia turke si i përfshirë në krimin e organizuar.

Emre Olur pritej të ekstradohej drejt Turqisë ditën e sotme. Në orën 08:30 ai i hip në një avion në Aeroportin e Rinasit për t'u nisur drejt Turqisë ku pritej të përballej me drejtësinë atje për akuzat e ngritura kundër tij. 

Olur pak minuta më vonë është zbritur sërish nga avioni për t'u rikthyer në paraburgimin e Komisariatit të Rinasit. Kjo pas ndërhyrjes së avokatëve të tij të cilët janë shprehur se nuk mund të bëhet ekstradimi i tij pasi ai është i pajisur me nënshtetësinë shqiptare. Avokatët kanë vijuar më tej ku janë shprehur se ekstradimi i tij do të ishte një shkelje e të drejtave të njeriut dhe kjo nuk mund të ndodhte.

Ajo që mbetet "enigmë" e të gjithë këtij procesi është fakti se si do të procedohet me ekstradimin e tij. A do ekstradohet këshilltari i kokës së mafias turke apo do të qëndrojë në Shqipëri?.

Emre Olur u arrestua në Rinas. Kanë qenë mediat turke ato që kanë raportuar për arrestimin dhe ekstradimin e tij drejt Turqisë. Ishte gazetari investigativ Erk Acarer ai që me anë të një postimi në Twitter shkruante se këshilltari i bosit të krimit turk ishte arrestuar në Shqipëri dhe se ishte i pajisur me nënshtetësinë shqiptare. Kur pritej që ai të ekstradohej drejt Turqisë duket se procedurat kanë qenë "ngërçi" që avioni të mos nisej dhe ai të rikthehej në paraburgimin e Rinasit. Emre Olur njihet si këshilltari i Sedat Peker-it, një prej bosëve të mafias turke dhe ky i shpallur në kërkim si i lidhur me krimin e organizuar. Mbetet e paqartë se si do të procedohet me ekstradimin e tij dhe nëse do të ekstradohet apo jo. 

emre olur arrestohet emre olur sedat peker

Sondazh

Poll