Sport

Bota e futbollit është në këmbët e Haaland, 11 gola në 7 javë dhe Man.City rikthehet te fitorja

Në javën e tetë të Premier League, Manchester City merr një fitore të rëndësishme ndaj Wolves me shifrat 0-3 dhe merr përkohësisht kryesimin në pritje të rezultatit të Arsenalit.

17 Shtator 2022, 15:39 Nga DOSJA

Bota e futbollit është në këmbët e Haaland, 11 gola

ANGLI- Në javën e tetë të Premier League, Manchester City merr një fitore të rëndësishme ndaj Wolves me shifrat 0-3 dhe merr përkohësisht kryesimin në pritje të rezultatit të Arsenalit.

Një ndeshje që u zgjidh shpejt nga qytetarët, Grealish do të shënonte pas 55 sekondash, ndërsa Haaland në minutën e 15' do të vendoste shenjën e tij në këtë përballje. Ky ishte goli i 11-të në vetëm 7 ndeshjet e para të Premier League.

Në pjesën e dytë, goli i Foden në minutën e 68' do të vuloste sfidën. Ekipi drejtuar nga Guardiola rikthehet te fitorja pas barazimit 0-0 ndaj Aston Villas.

E.Ç (Dosja.al)

manchester city haaland

Sondazh

Poll