Sport

Evra debaton: “Në Francë, kur fitoja isha francez, kur humbja isha senegalez”...

Ish-mbrojtësi dhe kapiteni i kombëtares franceze, në mënyrë indirekte ka folur dhe kritikuar shfaqjet e racizmit…

17 Shtator 2022, 11:41 Nga DOSJA

Evra debaton: “Në Francë, kur fitoja isha francez, kur humbja

FRANCE - Vazhdoni të flisni për Patris Evrën. Ish-lojtari i Juventusit apo Man.United, duke folur për ‘Sports Brief’, tregoi se është një ata persona që nuk ka frikë të shprehë atë që i thotë mendja. Fjalët e tij të fundit nuk do të priten mirë ndoshta nga tifozët francezë, por ish-mbrojtësit të djathtë nuk i bën përshtypje një gjë e tillë.

"Nëse do të mund të kthehesha, do të zgjidhja të përfaqësoja vendin tim të lindjes, Senegalin, në vend të Francës. Kur isha i ri, prindërit e mi më dhanë mundësia për të zgjedhur ekipin tim kombëtar. Dhe meqë u rrita në Francë, zgjodha Francën.

Por më pas kuptova se zgjedhja ime e vendit u bë politike. Një nga mësimet e dhimbshme që mësova nga kjo zgjedhje, ishte se kur luaja mirë dhe fitoja, isha francez; ndërsa kur humbisja, konsiderohesha senegalez”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll