Sport

Çmenduri në Serbi, arbitri shikon 'VAR-in' me celularin e tifozit, pamjet bëjnë xhiron e rrjetit (video)

Ndërsa në Itali dhe në kampionatet kryesore europiane diskutohet për vendimet e marra nga VAR apo nga arbitrat që mbështeten te teknologjia, në Serbi ka nga ata që përdorin metoda shumë më të thjeshta.

17 Shtator 2022, 14:26 Nga DOSJA

Çmenduri në Serbi, arbitri shikon 'VAR-in' me celularin e

SERBI- Ndërsa në Itali dhe në kampionatet kryesore europiane diskutohet për vendimet e marra nga VAR apo nga arbitrat që mbështeten te teknologjia, në Serbi ka nga ata që përdorin metoda shumë më të thjeshta. Pse të mbështetetesh te arbitri që ndodhet në sistemin VAR kur një telefon inteligjent mund të vijë në ndihmë. Një arbitër, në një futbollin serb, gjatë një ndeshjeje, përmbysi vendimin e tij falë telefonit të një tifozi të pranishëm në tribunë.

Arbitrit të ndeshjes iu desh të përballej me një episod të dyshimtë gjatë ndeshjes së një divizioni më të ulët. Një lojtar ka arritur të shënojë me kokë dhe sipas gjyqtarit goli ka qenë i rregullt. Megjithatë, skuadra kundërshtare dhe tifozët e tyre nuk ranë dakord dhe filluan të protestojnë. Sipas tyre, në fakt lojtari që kishte shënuar golin ishte në pozicion jashtë loje. Çfarë duhet bërë? Arbitri e zgjidhi menjëherë problemin.

Ai shkoi te tifozët dhe i pyeti se kush kishte regjistruar minutat e fundit të ndeshjes para. Për fat të mirë, një tifoz kishte filmuar të gjithë aksionin dhe ia tregoi videon arbitrit. Pasi kontrolloi VAR-in, ose më mirë, në smartphone, arbitri e rrëzoi vendimin e tij. Lojtari ishte pozicion jashtë loje, kështu që goli nuk ishte i vlefshëm.

Imazhet dhe videot e kësaj skene surreale kanë pushtuar rrjetin. Ka nga ata që kanë pyetur veten nëse përdorimi i telefonave inteligjentë lejohet nga ndonjë rregullore dhe që për ironi të fatit: "VAR tani është i disponueshëm në Google Play Store".

E.Ç (Dosja.al)

serbi var futboll

Sondazh

Poll