Sport

Miqësore me Kroacinë & Maqedoninë e Veriut: U-20 shpall listën e futbollistëve…

Pjesa më të madhe të lojtarëve të këtij ekipi, aktivizohen në klube të huaja, ndërsa 9 prej tyre luajnë me klube të kampionatit shqiptar. Baza e grupit janë nga ekipet U-21 dhe U-19

17 Shtator 2022, 12:25 Nga DOSJA

Miqësore me Kroacinë & Maqedoninë e Veriut: U-20 shpall

TIRANE - Përfaqësuesja U-20 do të nisë të dielën grumbullimin për t’u përgatitur për dy ndeshjet miqësore me bashkëmoshatarët e saj ndaj Kroacisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Trajneri Alban Bushi ka shpallur ndërkohë listën me emrat e 26 lojtarëve të ftuar për këto dy sfida, me pjesën më të madhe të lojtarëve që aktivizohen në klube të huaja, ndërsa 9 prej tyre luajnë me klube të kampionatit shqiptar. Baza e grupit janë lojtarë që bëjnë pjesë në U-21 dhe U-19, ku spikatin emra si Mario Mitaj, Adrion Pajaziti, Medon Berisha, Eljon Toçi, Marcelino Preka, etj.

Ekipi kuqezi do të grumbullohet në Durrës dhe më pas më 21 shtator do të udhëtojë drejt Kroacisë, ku do të luajë dy testet miqësore. Më datë 23 shtator, Shqipëria U-20 do të luajë sfidën e parë me Maqedoninë e Veriut U-20. Kjo ndeshje do të luhet në stadiumin e Cakovecit duke nisur nga ora 16:30. Dy ditë më pas, më datë 25 shtator, në ora 16:30, po në këtë stadium do të luhet edhe testi i dytë i Shqipërisë U-20 ndaj Kroacisë U-20.

Me këtë ndeshje do të mbyllet edhe grumbullimi 8-ditor i ekipit U-20 kuqezi, me në krye trajnerin Bushi dhe stafin e tij teknik, që do të kenë mundësinë të shohin nga afër gjendjen e lojtarëve të kësaj grup-moshe si dhe të vëzhgojnë futbollistët e rinj që mund të jenë pjesë e ekipit për herë të parë.

Më poshtë, ja edhe lista me emrat e 26 lojtarëve të ftuar për këto dy miqësore:

Miqësore me Kroacinë & Maqedoninë e Veriut: U-20 shpall

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll