Sport

Rasti i agresionit ndaj Kheira Hamraouit, arrestohet përsëri Aminata Diallo…

Vajza dyshohet se dyshohet për “dhunë të rëndë” dhe “bashkim kriminal”. Motivi mund të jetë xhelozia

17 Shtator 2022, 12:07 Nga DOSJA

Rasti i agresionit ndaj Kheira Hamraouit, arrestohet përsëri Aminata

FRANCE - Pika e kthesës ka ardhur, pas rreth dhjetë muajsh hetime, për rastin e sulmit ndaj mesfushores franceze Kheira Hamraoui. Shoqja e saj e skuadrës në PSG, Aminata Diallo, u arrestua në shtëpinë e saj në Marly-le-Roi (Yvelines) dhe u vendos në paraburgim.  

Sipas shtypit francez, vajza dyshohet për "dhunë të rëndë" dhe "bashkëpunim për të kryer një krim". Motivi mund të jetë xhelozia: Diallo nuk ka mundur të gjente ndonjë klub për të luajtur, pasi kontrata e saj me PSG-në skadoi këtë verë. 

Më 4 nëntor, Kheira Hamraoui u sulmua nga dy persona me kapuç, të armatosur me shufra hekuri, ndërsa po kthehej nga një darkë me Diallo. Kjo e fundit dyshohej që në fillim si nxitëse e një rivaliteti të pretenduar në skuadër. Por pasi u arrestua, ajo u la i lirë pa akuzë. Për shkak të sulmit, Hamraoui pësoi lëndime të rënda në këmbë që e mbajtën atë jashtë fushave për një kohë të gjatë. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll