Sport

Midtjylland turpëroi Lazion në Europa League me 5 gola, Lotito fut dorën në xhep për 225 tifozët që ishin në Danimarkë

225 tifozë të Lazios ishin të pranishëm në MCH Arena në Danimarkë përballë Midtjylland.

17 Shtator 2022, 14:42 Nga DOSJA

Midtjylland turpëroi Lazion në Europa League me 5 gola, Lotito fut

ITALI- 225 tifozë të Lazios ishin të pranishëm në MCH Arena në Danimarkë përballë Midtjylland. Tifozët bardhekaltër nuk do ta kishin imagjinuar kurrë që skuadra e tyre mund të rikthehej në kryeqytet me 5 gola të pësuar dhe vetëm një të shënuar. Një nga humbjet më të bujshme për Lazion të epokës së Claudio Lotitos, i cili shpresonte për një rrugë shumë më të lehtë në Europa League, duke pasur parasysh fitoren në shtëpi kundër Feyenoord 4-2.

Midtjylland, ndoshta skuadra më pak e frikshme e Grupit F 'torturoi' ekipin kryeqytetas duke vënë në pikëpyetje edhe pankinën e Maurizio Sarrit. Për të shpëtuar atë që mund të shpëtohet, Lotito vendosi t'u bënte një dhuratë atyre që u detyruan të merrnin pjesë në humbjen e Lazios duke rimbursuar çmimin e biletës.

Gjest sigurisht i këndshëm për 225 tifozë, të cilët ndoshta herën tjetër nuk do të donin ta merrnin. Të paktën jo në këtë mënyrë.

E.Ç (Dosja.al)

lotito lazio

Sondazh

Poll